Oğuzhan Sarı
16 korrik 2024•Përditësim: 16 korrik 2024
Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se 7 terroristë janë neutralizuar në veri të Sirisë dhe Irakut, transmeton Anadolu.
"Forcat tona të armatosura heroike turke vazhdojnë të luftojnë me operacione të pandërprera për eliminimin e terrorizmit në burimin e tij. U neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG të identifikuar në rajonin e 'Mburojës së Eufratit' në veri të Sirisë dhe 3 terroristë të PKK-së të identifikuar në rajonin Hakurk në veri të Irakut", thuhet në deklaratën e Ministrisë.