Turqia

Neutralizohen 6 terroristë në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë konfirmoi se gjatë ditës së djeshme në rajonet Zap, Sinat-Haftanin dhe Hakurk janë realizuar operacione ajrore kundër terroristëve që po përgatisnin sulme ndaj bazave turke

Sertaç Bulur  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 22.01.2019
Neutralizohen 6 terroristë në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë neutralizuar të paktën gjashtë terroristë përmes një operacioni ajror në rajonet Zap, Sinat-Haftanin dhe Hakurk në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim në rrjetin social Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë konfirmoi se gjatë ditës së djeshme në rajonet Zap, Sinat-Haftanin dhe Hakurk janë realizuar operacione ajrore kundër terroristëve që po përgatisnin sulme ndaj bazave turke.

Gjatë operacioneve janë shkatërruar strehimore dhe depo të armëve që u përkisnin terroristëve, ndërsa janë neutralizuar gjashtë terroristë.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.