Burak Bir
23 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
Forcat e sigurisë neutralizuan 2 terroristë në juglindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme në Twitter tha se forcat e xhandarmërisë në provincën Siirt kryen operacion kundër terrorist në zonat rurale të rrethit Sirvan.
Autoritetet turke në deklaratat e tyre shpesh përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Operacioni është ende në zhvillim, shtoi ministria.
Megjithëse deklarata nuk përmend ndonjë grup specifik terrorist, forcat turke kanë kryer operacione kundër organizatës terroriste YPG/PKK në rajon për një kohë të gjatë.