Esra Akgün
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
ANKARA (AA) - Festa e 23 prillit, e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve si dhe 96-vjetori i hapjes së Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM) po festohet me aktivitete të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të aktiviteteve, në ceremoninë e parë në Anitkabir (Varri memorial) morën pjesë ministri i Arsimit të Turqisë, Nabi Avcı, mësimdhënës dhe nxënës. Avcı dhe shoqëruesit e tij, duke ecur në Rrugën "Aslanli" erdhën te mauzoleu i Ataturkut. Ministri Avcı, pas vendosjes së kurorës në mauzole, bëri homazhe, ndërsa u këndua Himni i Turqisë (İstiklal Marşı).
Avcı, në librin memorial të Anitkabirit shkroi: “I nderuar Ataturk, gjendemi para teje së bashku me fëmijët, të cilët janë bartës të amanetit tënd, me rastin e 96-vjetorit të hapjes së Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, festës së 23 prillit të Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve. Këtë festë me emocione dhe entuziazëm po e festojnë fëmijët që na i dhurove, së bashku me fëmijët e tjerë mysafirë që kanë ardhur nga e gjithë bota. Republika e Turqisë, themelet e së cilës i hodhët para 96 viteve, po vazhdon rrugën duke u forcuar dhe rritur. Edhe një herë para jush po e shprehi lidhjen mes nesh e cila do të vazhdojë t’i mbajë të gjalla idealet tona për të cilat kanë luftuar heronjtë tanë të luftës për pavarësi".