Cansu Dikme
12 dhjetor 2017•Përditësim: 12 dhjetor 2017
ANKARA (AA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë do të takohet me homologun e tij irakian dhe gjeneralët e SHBA-ve në Ankara më 14 dhjetor, njoftoi Shtatmadhoria turke të hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i Shtatmadhorisë turke, Gjenerali Hulusi Akar, do të diskutojë mbi sigurinë rajonale me homologun e tij irakian Gjeneral Osman Ganimi, komandantin amerikan të Komandës Evropiane Curtis M. Scaparrotti dhe komandantin e Komandës Qendrore Amerikane Joseph L. Votel, thuhet në një njoftim të shtatmadhorisë.
Takimi do të mbahet në selinë e Shtatmadhorisë së Turqisë.