Kemal Karadağ
30 Qershor 2021•Përditësim: 01 Korrik 2021
Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) kreu një operacion të suksesshëm duke neutralizuar 2 pjesëtare të organizatës terroriste PKK, Mahiye Acik dhe Roha Raci, të cilat ishin me origjinë nga Siria, në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një burim anonim i sigurisë tha se operacioni ishte në bazë të njohurive të MIT-it se organizata terroriste PKK/KCK po dërgonte terroristët kryesorë në shpatet jugore të malit Kandil dhe në qytetin Suleymanie.
Agjentët e MIT zbuluan se drejtuesit e organizatës terroriste PKK po kërkonin një mënyrë për t'u tërhequr nga kampet në Kandil, Gara dhe Metina në një vend më të sigurt sepse ato kampe ishin vatra të operacioneve të fuqishme anti-terroriste nga Forcat e Armatosura Turke.
MIT nisi një operacion për të parandaluar terroristët e PKK-së që të depërtojnë në zonat e populluara dhe në këtë operacion, u neutralizua terroristja me emrin Mahiye Acik, me emrin e koduar Ada Imrali, e cila u bashkua me organizatën terroriste PKK në 2014.
Gjithashtu u neutralizua dhe Roha Raci, me emrin e koduar Ekin Rojava. Ajo ishte me origjinë nga Siria dhe u bashkua me PKK në 2015.
PKK është një organizatë separatiste e cila ndodhet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste shumë dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40 mijë njerëz.
Rajonet malore Kandil, Gara, Metina, Avasin-Basyan, Hakurk, Zap dhe Haftanin të cilat ndodhen në veri të Irakut përfaqësojnë folenë kryesore të organizatës terroriste PKK.