Seda Sevencan
15 shtator 2020•Përditësim: 15 shtator 2020
Një memorandum mirëkuptimi i nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë muajin e kaluar është aprovuar dhe publikuar në Gazetën Zyrtare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas marrëveshjes, dy qeveritë theksuan rëndësinë e vazhdimit të ekzekutimit të projekteve të zhvillimit në Libi, duke marrë parasysh stabilitetin e vendit dhe duke hedhur bazat për një partneritet të mirëfilltë dypalësh.
Turqia dhe Libia nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike më 13 gusht.
Me lidhje të forta që datojnë që nga periudha osmane, Turqia dhe Libia nëntorin e kaluar nënshkruan gjithashtu marrëveshje mbi kufijtë detarë, sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak.
Qeveria e Libisë, e formuar në vitin 2015, pas rrëzimit të Muammar Gaddafit më 2011, është përballur me një numër sfidash, përfshirë sulmet nga komandanti renegat Khalifa Haftar.
Në muajt e fundit, megjithatë, qeveria e Tripolit e njohur nga OKB-ja ka arritur të korrë një sërë fitoresh kundër forcave të Haftarit.
Turqia mbështet qeverinë e vendosur në kryeqytetin Tripoli dhe një zgjidhje joushtarake për krizën.