Turqia

Merkel: Universiteti Turko-Gjerman, shembull i bashkëpunimit midis dy vendeve

"Universiteti turko-gjerman është shembull i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ky kampus simbolizon partneritetin turko-gjerman, simbolizon që studentët të jenë të hapur në botë", tha Merkel

Tevfik Durul  | 24.01.2020 - Përdıtësım : 24.01.2020
Merkel: Universiteti Turko-Gjerman, shembull i bashkëpunimit midis dy vendeve ( İsa Terli - Anadolu Agency )

Ankara

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Universiteti Turko-Gjerman është shembull i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe simbol i partneritetit turko-gjerman, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel e cila po qëndron në Stamboll në kuadër të një vizite pune, mbajti një fjalim në ‘‘ceremoninë e hapjes së ndërtesave të reja të Universitetit Turko-Gjerman‘‘ e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ajo tha se ky universitet u ofron studentëve mundësinë e përparimit si dhe shoqërive që u përkasin dhe se studentët këtu pasurojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke përmendur rëndësinë që ka për marrëdhëniet mes qeverive dhe politikës dialogu i shoqërisë civile i formuar me urën e arsimit, Merkel theksoi se marrëdhëniet turko-gjermane në fushën e shkencës kanë rrënjë të thella që bazohen në të shkuarën.

Kancelarja gjermane ka përmendur edhe ndihmën që Turqia ka siguruar për miliona sirianë. "Këto përpjekje fitojnë falënderimet dhe vlerësimin tonë", tha Merkel.

Sipas saj, këto përpjekje të Turqisë injektojnë për sirianët shpresë për të ardhmen. Merkel vuri në dukje potencialin e kontributit që do të ofrojnë këto njerëz për rindërtimin e Sirisë kur të kthehen në vendin e tyre.

- "Në të ardhmen planifikohet që të arsimohen 5 mijë studentë"

Në fjalën e saj Merkel tërhoqi vëmendjen në mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Gjermanisë në fushën e arsimimit të sirianëve ndërsa theksoi vendosmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ajo tha se shkenca dhe arsimi luajnë një rol promovues në kreativitetin dhe lirinë e njerëzve. "Me hapjen e këtij kampusi në Universitetin Turko-Gjerman i cili funksionon që nga viti 2013 planifikohet që në të ardhmen të arsimohen 5 mijë studentë. Universiteti turko-gjerman është shembull i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ky kampus simbolizon partneritetin turko-gjerman, simbolizon që studentët të jenë të hapur në botë", tha Merkel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.