Departamenti për komunikim në Kabinetin e presidentit turk njoftoi se presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve
Mehmet Tosun
23 janar 2020•Përditësim: 23 janar 2020
Ankara
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti për komunikim në Kabinetin e presidentit turk njoftoi se presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve.
Në takim do të bisedohet edhe për hapat e përforcimit të bashkëpunimit, marrëdhëniet e Turqisë dhe Bashkimit Evropian, procesin e anëtarësimit, rishikimin e unionit doganor dhe regjimin pa viza.
Në mesin e temave mbi të cilat do të bisedohet do të jenë edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, mes të cilave edhe ndodhitë në Libi dhe Siri.
Erdoğan dhe Merkel do të duhet të marrin pjesë edhe në hapjen e hapësirave të reja të Universitetit turko-gjerman.