Turqia

Mbahet në Ankara takimi promovues i "Bursave të Turqisë"

Aplikimet për "Bursat e Turqisë" për vitin 2026 do të pranohen nga 10 janari deri më 20 shkurt, ndërsa aplikimet mund të bëhen përmes faqes turkiyeburslari.gov.tr

Yasin Yorgancı  | 16.01.2026 - Përdıtësım : 16.01.2026
Mbahet në Ankara takimi promovues i "Bursave të Turqisë" Foto: Hakan Nural / AA

Ankara

Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizoi në Ankara Takimin Prezantues të "Bursave të Turqisë" për studentët ndërkombëtarë që kanë nisur arsimin e tyre në Turqi, raporton Anadolu.

Në takimin prezantues të "Bursave të Turqisë", të cilat përshkruhen si "vizion global arsimor" i Turqisë, morën pjesë zëvendëskryetari i YTB-së, Abdulhadi Turus dhe studentë ndërkombëtarë që kanë fituar të drejtën për të përfituar nga Bursat e Turqisë.

Duke folur në takim, Turus theksoi se studentët që janë mbledhur në Turqi tregojnë se dallimet përbëjnë pasurinë e botës.

Ai vuri në dukje rëndësinë e studentëve ndërkombëtarë në promovimin e "Bursave të Turqisë", duke u shprehur se Turqia ka arritur një pozitë të rëndësishme në botë në fushën e arsimit ndërkombëtar.

Turus theksoi se studentët ndërkombëtarë që studiojnë në Turqi janë simbol i një lëvizjeje të ndërgjegjes. "Sepse ju për ne nuk jeni vetëm studentë, as vetëm studentë mysafirë. Ju, kur të ktheheni në vendet tuaja, do të jeni shpresa e vendit tuaj", tha ai.

Duke theksuar se misioni më i madh i politikës globale arsimore të Turqisë është ndërtimi i një bote me ndërgjegje, Turus tha: "Nëse përmes Bursave të Turqisë do t'ju japim diçka, synimi ynë më i rëndësishëm është që, për të ngritur më lart cilësitë humane në botë, të krijojmë së bashku një element të llogaridhënies morale. Ky është synimi ynë kryesor".


- "Bursat e Turqisë" kanë nisur pranimin e aplikimeve për vitin 2026

"Bursat e Turqisë', me 125.668 aplikime në vitin 2025, ka një vend të rëndësishëm në lëvizshmërinë e studentëve ndërkombëtarë.

Krahas arsimit në nivel ndërkombëtar dhe pasurisë së dijes dhe përvojës, "Bursat e Turqisë" u ofrojnë studentëve ndërkombëtarë nga e gjithë bota mundësinë e studimeve me bursë në universitete të ndryshme në Turqi.

"Bursat e Turqisë" dallohen si një nga programet më gjithëpërfshirëse të bursave në botë, duke ofruar vendosje në programe universitare, bursë mujore, tarifë universitare, sigurim shëndetësor, konvikt dhe strehim, programe profesionale dhe akademike falas, si dhe bileta avioni vajtje-ardhje.

Aplikimet për "Bursat e Turqisë" për vitin 2026 do të pranohen nga 10 janari deri më 20 shkurt, ndërsa aplikimet mund të bëhen përmes faqes turkiyeburslari.gov.tr.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın