Sinan Uslu
11 Maj 2017•Përditësim: 11 Maj 2017
LONDËR (AA) - Kryeministri i Turqise Binali Yıldırım, i cili gjendet në Londër për të marrë pjesë në konferencën mbi Somalinë, ka zhvilluar takime ndaras me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May sot u takua me kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım. Siç njoftojnë burime nga Zyra e Kryeministrit, në kuadër të konferencës, organizatorë të së cilës janë Britania e Madhe dhe Kombet e Bashkuara (OKB), Yıldırım është takuar me May.
Takimi ishte i mbyllur për mediat, ndërsa i pranishëm ishte dhe sekretari britanik për Punët e Jashtme, Boris Johnson.
Kryeministri Yıldırım, sot në Londër ka takuar dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Jim Mattis. Mësohet se takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën 'Lancaster House' të Ministrisë së Jashtme të Britanisë ka zgjatur 30 minuta.