Diyar Güldoğan
01 Dhjetor 2022•Përditësim: 02 Dhjetor 2022
Agjencia turke e Inteligjencës (MIT) ka kapur pesë terroristë të DEASH-it në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftuar burime të sigurisë, terroristët me armët dhe pajisjet e tyre u kapën në operacionet e kryera me forcat lokale të sigurisë, Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), në zonën e operacionit turk "Burimi i Paqes".
Sipas burimeve të sigurisë, në mesin e të kapurve ishte Abu Seyf Tadmuri/Abu Ducane, me emrin e koduar Mohammed Khalid Ali, i cili ishte i ngarkuar për zonën e operacionit "Burimi i Paqes" dhe që vepronte në rajonin e shkretëtirës së Sirisë.
Po ashtu u kap edhe Muhamed Salih, me emrin e koduar Abu Omer Korani, i cili kishte marr pjesë në bastisje të ndryshme me urdhër të grupit terrorist, shtuan burimet, si dhe Halit Mohammed Isa Al Hulu me emrin e koduar Abu Islam Salo dhe Ali Huseyin Ali me emrin e koduar Abu Hasan Shami, të cilët vepruan si vrasës brenda organizatës.
I kapuri Shadi Al Setem Al Ali, me emrin e koduar Abu Hamza, ishte përgjegjës për mjetet shpërthyese.
Që nga viti 2016, Türkiye ka nisur tre operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve, respektivisht operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).