Ali Özak
23 Qershor 2017•Përditësim: 23 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) – Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, me ndihmën e bamirësve, do të shpërndajë rroba për Bajram për 65 mijë jetimë në Turqi dhe në 36 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga fondacioni thuhet se fëmijët në kushte të vështira të jetesës në vendet e tronditur nga luftërat, fatkeqësitë natyrore dhe varfëria, përjetojnë ndryshime pozitive në jetën e tyre me mbështetjen e bamirësve turq.
Në deklaratë ku theksohet se fëmijëve jetimë u jepen rrobat për Bajramin me qëllim që ata të hynë në këtë festë më të lumtur, rikujtohet se IHH ka përfshirë për ndihmë rreth 90 mijë jetimë në botë, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme ndaj tyre.
Ndërkaq, bëhet e ditur se tani IHH duke filluar nga Turqia e Siria, do t’i gëzojë për Bajram 65 mijë jetimë të 36 shteteve. Në këtë projekt bëjnë pjesë edhe shtetet si Afganistani, Filipinet, Mianmari, Bosnja dhe Hercegovina, Indonezia, Tajlanda, Ruanda, Jemeni, Sudani, Sri Lanka, India, Iraku, Etiopia, Eritrea, etj.
Zv/kryetari i përgjegjësve për jetimët të Fondacionit IHH, Murat Yılmaz, bëri të ditur se në 81 qytete të Turqisë do t’i gëzojnë rreth 30 mijë jetimë me rroba për Bajram.
“Festat e Bajramit janë për t’u gëzuar dhe për t’i gëzuar të tjerët. Ne si IHH duke e ditur se tregimi i mëshirës për jetimët dhe marrja e zemrës së tyre është pjesë e adhurimit dhe se përmbushja e nevojave të jetimëve dhe të qenurit mbrojtës i tyre inkurajohet me ajetet e Kur’anit dhe hadithet, ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit po i gëzojmë fëmijët për Bajram”, ka deklaruar Yılmaz.