Sinan Uslu
23 Qershor 2017•Përditësim: 27 Qershor 2017
ANKARA (AA) – Anadolu Agency (AA) ka përgatitur broshurën “Si përgatiten lajmet për terrorizmin në 10 tituj” që shpjegon se si duhet të përgatiten lajmet për ngjarjet e terrorizmit dhe se si duhet të trajtohen ato në media.
AA vazhdon punimet duke ndarë me botën e medias përvojën e saj për lajmet. Broshura “Si përgatiten lajmet për terrorizmin në 10 tituj”, që shpjegon se si duhet të trajtohen lajmet për terrorizmin në media është përgatitur me qëllim për të ofruar kontribut në formimin e gjuhës së përbashkët në media në çështjen e lajmeve për terrorizmin. Broshura mbart cilësinë e udhërrëfyesit edhe për punonjësit e AA-së dhe median.
Kryetari i bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, në lidhje me këtë botim ka theksuar: “Turqia në vitet e fundit është përballur me sulmet e njëpasnjëshme të organizatave terroriste PKK, DEASH, FETÖ dhe DHKP-C dhe në këto sulme kanë humbur jetën një numër i madh i qytetarëve tanë. Organizatat terroriste me kryerjen e këtyre sulmeve qëllim kryesorë kanë patur prishjen e motivimit moral të popullit turk dhe dëmtimin e ekonomisë së vendit. Fatkeqësisht mediat tona herë pas here ka bërë lajme që iu shërbenin qëllimit të organizatave terroriste. Ndërsa populli ynë shpeshherë njoftonte tek Anadolu Agency shqetësimet për këtë qasje. Ne duke marrë në konsideratë këtë kërkesë në përputhje me zbatueshmëritë e medias së vendeve me demokraci të zhvilluar kemi kërkuar të paraqitim në shtypin turk broshurën 'Si përgatiten lajmet për terrorizmin në 10 tituj'. Shpresojmë që pas kësaj kjo broshurë të formojë një ndjeshmëri të ndryshme kundër terrorizmit në median turke. Ky libër është një përpjekje, udhëzues që mbikëqyr ndjeshmërinë e shoqërisë."
Në broshurë vihet në dukje se me aktet e kryera objektivat e organizatave terroriste janë krijimi i frikësimit, paniku, shqetësimit dhe situatës së frikës duke marrë nën kontroll ndikimin psikologjik të një audience të gjerë dhe si rezultat i këtyre dobësimin e mekanizmave reaguese të shoqërisë.
Ndër të tjera në broshurë tërhiqet vëmendja se organizatat terroriste që sot zgjerojnë kufijtë efektivisht në rendin botëror zgjedhin format e veprimeve mediatike për arritur në masa më të gjera, dhe me deklaratën e ish-kryeministres britanike Margareth Thatcher që njihet si “Zonja e Hekurt” se “Propaganda është oksigjeni i terrorizmit” rikujtohet rëndësia e medias në këtë çështje.
Gjithashtu në broshurë theksohet se nuk duhet të harrohet se arma më e madhe e terroristit është “propaganda” dhe se në lajmet në lidhje me ngjarjet e terrorizmit duhet të jetë parësore përgjegjësia përpara publikut dhe jo konkurrenca dhe tirazhi.
Ndër të tjera në broshurën tërhiqet vëmendja se media duhet të vendos në zbatim mekanizmin vetë-rregullues që organizatat terroriste të mos kryejnë propaganda nëpërmjet mjeteve të komunikimit në masë dhe se duhet të bëjnë gazetarinë sipas parimeve të përcaktuara, ku theksohet se AA duke vepruar me mendimin se krahas lirisë së marrjes së lajmit nevojitet përgjegjësi në paraqitjen e lajmeve për terrorizmin në media ka përgatitur punimin “Si përgatiten lajmet për terrorizmin në 10 tituj”.
Media dhe Terrorizmi
Në broshurën ku bëhet e ditur se Turqia e cila ndodhet në një pozitë gjeografike ku organizatat e ndryshme terroriste kanë rritur sulmet e tyre në vitet e fundit, theksohet se në të njëjtën kohë ajo është përballuar me aktivitetet e propagandës së këtyre organizatave dhe strukturave që i mbështesin ato. Ndër të tjera është theksuar se kjo situatë rrit akoma edhe më shumë rëndësinë e qasjes së përbashkët që do të përqafohet në lajmet për terrorizmin, ku në këtë pikë përveç ligjeve dhe një procesi sipas vendimeve të gjykatës dhe Këshillit të Lartë të Radio dhe Televizionit (RTÜK) vihet në dukje se mediat duhet të veprojnë me ndjeshmërinë e publikimit pa rënë në kurthet e rejtingut dhe pa u bërë vegël e propagandës së mbuluar të organizatave terroriste, gjë e cila duhet të formojë themelin e procesit të komunikimit të shëndetshëm.
10 titujt që duhet të tregohet kujdes
"Mos publikimi i lajmeve Flash ose të minutës së fundit me informacione të bazuara mbi ato që dëgjojmë", "të mos i shërbehet qëllimit të organizatave terroriste", "mos nxitja e shqetësimit të rejtingut dhe tirazhit në lajmet për terrorizmin", "mos paraqitja e pamjeve të të vdekurve dhe të plagosurve", mos përdorimi i terminologjisë së organizatave terroriste", "mos nxitimi për njoftimin e identitetit të personave të vdekur", "mos përfshirjen në lajm të deklaratave të organizatës terroriste apo të krerëve të tyre", "të tregohet kujdes për informacionet dhe pamjet në median sociale", "të tregohet kujdes kundër operacioneve që perceptohen të organizatave terroriste", "mos njoftimin më parë të përgatitjeve për operacionet kundër terrorizmit", janë temat e detajuara në broshurë që duhet të tregohet kujdes kur përgatiten lajmet për ngjarjet e terrorizmit.