Turqia

Idlib, përcaktohen kufijtë e rajonit për t'u pastruar nga armët

"Duke marrë në konsideratë edhe veçoritë e strukturës gjeografike dhe të vendbanimeve të rajonit, në takim janë përcaktuar kufijtë e zonës që do të pastrohen nga armët në Idlib", tha ministria turke

Sarp Özer  | 21.09.2018 - Përdıtësım : 22.09.2018
Idlib, përcaktohen kufijtë e rajonit për t'u pastruar nga armët

Ankara

ANKARA (AA) - Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se si rezultat i bisedimeve të organizuara me delegacionin rus më 19-21 shtator, janë përcaktuar kufijtë e zonës që do të pastrohet nga armët në Idlib, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë turke është theksuar nënshkrimi i marrëveshjes në takimin e zhvilluar në Soçi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit rus, Vladimir Putin, e cila synon stabilizimin e situatës në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib të Sirisë.

"Duke marrë në konsideratë edhe veçoritë e strukturës gjeografike dhe të vendbanimeve të rajonit, në takim janë përcaktuar kufijtë e zonës që do të pastrohen nga armët në Idlib. Aktivitetet po vazhdojnë ashtu sikurse është planifikuar", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtes.

Më tej, theksohet se në kuadër të marrëveshjes janë zhvilluar bisedime në Ministrinë e Mbrojtjes për të diskutuar parimet e zbatimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.