Sibel Uğurlu
06 Dhjetor 2019•Përditësim: 09 Dhjetor 2019
Forcat turke të sigurisë shkatërruan 752 mina dhe 1.381 mjete improvizuese shpërthyese si pjesë e operacionit antiterrorist në veri të Sirisë, bëri të ditur sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në mënyrë që të ofrohet siguria e civilëve në zonën e operacionit 'Burimi i Paqes' komandat tona heroike vazhdojnë asgjësimin minave të vendosura si kurthe të mëdha nga terroristët e PKK/YPG-së", tha ministria në një postim në Twitter.
"Deri më tani, 1.381 pajisje improvizuese shpërthyese dhe 752 mina janë identifikuar dhe asgjësuar", thuhet më tej.
Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eliminuar terroristët nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat me qëllim të sigurimit të kufijve të Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe sigurimin e integritetit territorial të Sirisë.