Turqia

Forcat turke neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan në operacionet ajrore në rajonin Hakurk në veri të Irakut në koordinim me operacionin “Kthetra”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes

Erdoğan Çağatay Zontur  | 04.09.2019 - Përdıtësım : 05.09.2019
Forcat turke neutralizojnë dy terroristë të PKK-së

Ankara

Gjatë një operacioni ajror të forcave ajrore turke në veri të Irakut janë neutralizuar dy terroristë të PKK-së, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dy terroristë të PKK-së u neutralizuan nga operacionet ajrore në rajonin Hakurk në veri të Irakut në koordinim me operacionin 'Kthetra'", bëri të ditur Ministria.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizojnë" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në Hakurk. Deri më tani, ofensiva në vazhdim ka neutralizuar dhjetëra terroristë.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut si një bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın