Ferdi Türkten
06 shtator 2020•Përditësim: 07 shtator 2020
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi se 6 terroristë janë neutralizuar në rajonin Sehi në qytetin Bitlis nga mjetet ajrore pa pilot (SIHA) të xhandarmërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, Soylu tha: "Shumica iku, mbeti e pakta. Me mjetin ajror pa pilot (J-SIHA) të xhandarmërisë u neutralizuan 6 terroristë në rajonin Sehi të Bitlisit. Inteligjencë, operacion, sukses i plotë".