Ekip
01 janar 2022•Përditësim: 01 janar 2022
Qytetarë dhe turistë të shumtë u mblodhën në sheshet e Stamboll, duke përfshirë edhe sheshin e famshëm Taksim dhe në rrugën Istiklal, ku pritën Vitin e Ri 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Të pranishmit në Taksim njëzëri numëruan mbrapsht sekondat para Vitit të Ri dhe më pas kënduan këngë.
Qytetarët gjithashtu u fotografuan edhe para pemës së ndriçim të Vitit të Ri të vendosur në sheshin Taksim, si dhe regjistruar me celularë hyrjen në Vitin e Ri.