Sefa Mutlu
24 Mars 2020•Përditësim: 24 Mars 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Al-Thani, kanë trajtuar bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19), marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.