Alper Atalay
22 Korrik 2016•Përditësim: 22 Korrik 2016
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan arriti në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ku pritet të mbajë edhe një fjalim në seancën plenare, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan i cili u prit me ceremoni nga Kryetari i TBMM-së İsmail Kahraman, më pas kaloi në zyrën e tij për një takim dypalësh.
Presidenti i Turqisë pasi të vizitojë pjesët e bombarduara të Kuvendit gjatë tentativës për grusht shteti nga FETO më 15 korrik, do të mbajë fjalimin e rastit në Sallën e Kuvendit.