Enes Kaplan
23 korrik 2019•Përditësim: 23 korrik 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përgëzoi kryeministrin e ri britanik Boris Johnson dhe i uroi atij suksese në detyrën e tij të re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twtiter, Erdoğan ka përgëzuar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Johnson.
"Përgëzoj Boris Johnson i cili është kryeministri i 77-të në Mbretërinë e Bashkuar. I uroj atij suksese në detyrën e re. Shpresoj që në këtë periudhë të re do të zhvillohen edhe më tej marrëdhëniet Turqi-Mbretëri e Bashkuar", shkroi në postimin e tij presidenti Erdoğan.