Serkan Kaya
18 shtator 2023•Përditësim: 19 shtator 2023
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan u takua në New York të SHBA-së me kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, raporton Anadolu.
Erdoğan ndodhet në New York me rastin e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).
Në takimin me Garibashvilin, presidenti turk vuri në dukje rëndësinë e realizimit të Korridorit të Mesëm, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të dyja vendet.
Erdoğan deklaroi se linja hekurudhore Baku-Tbilisi-Kars pritet të vihet në funksion së shpejti.