Turqia

"Turqia do të parandalojë operacionet kundër ekonomisë së saj"

Me rastin e shënimit të 737 vjetorit të vdekjes së Ertuğrul Gazi-t, sot në Turqi mbahen një sërë manifestimesh dhe nderime babait të themeluesit të Shtetit Osman

Handan Kazancı  | 09.09.2018 - Përdıtësım : 10.09.2018
"Turqia do të parandalojë operacionet kundër ekonomisë së saj"

Bilecik

BILECIK (AA) – Turqia sot shënon 737 vjetorin e vdekjes të Ertuğrul Gazi-t, babait të themeluesit të Shtetit Osman I, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është një manifestim tradicional, programi qendror i të cilit organizohet në qarkun Soğut në provincën Bilecik, ku edhe filloi Shteti i madh Osman.

Me rastin e këtij manifestimi një mesazh lëshoi edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili tha se lufta e Ertuğrulit është shembulli më i mirë i arritjes së një kombi që është i bashkuar.

"Agazhohemi ditë e natë për siguri, paqe, mirëqenje dhe ardhmëri për të gjithë vëllezërit dhe motrat në vendin tonë por edhe në rajon dhe pjesën tjetër të botës", tha Erdoğan.

Të pranishmëve në manifestimin qendror në Bilecek iu drejtua kryeparlamentari turk Binali Yıldırım.

Ai tha se "Turqia do të parandalojë të gjitha operacionet dhe lojërat që janë drejtuar kundër ekonomisë sonë".

"Të gjithë miqtë dhe armiqtë tanë le të dinë se do të shkatërrojmë të gjitha operacionet dhe lojërat e drejtuar kundër valutës dhe ekonomisë sonë. Është e vështirë, por me siguri se drejtësinë e të fuqishmëve do ta zëvendësojë drejtësia e atyre që janë në të drejtë", ka thënë ai.

Yıldırım po ashtu tha se Turqia nuk do të dorëzohet në duart e tradhtarëve siç janë terroristët e PKK-së dhe FETO-s.

"Ka të tillë që duan të ndajnë vendin tonë, të na ndajnë dhe në mes nesh të fusin intriga. Bëjnë çmos për të na dobësuar dhe këtë e bëjnë nën petkun e arsyeve ekonomike, shoqërore dhe politike. Çfarë do që bëjnë kurrë nuk do t'ia dalin të nënshtrojnë Turqinë", ka thënë Yıldırım.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.