16 Prill 2017•Përditësim: 16 Prill 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, menjëherë pas qartësimit të rezultatit të votimit popullor, ka telefonuar kryetarin e Përgjithshëm të AK Partisë dhe kryeministrin Binali Yıldırım, kryetarin e Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe kryetarin e Partisë së Madhe të Unitetit (BBP), Mustafa Destici, duke i uruar për fitoren në referendum, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan menjëherë pas qartësimit të rezultatit të referendumit ka telefonuar Yıldırım, Bahçeli dhe Destici.
Pasi i ka përcjellë përgëzimet liderëve Yıldırım, Bahçeli dhe Destici për punimet në fushatë dhe rezultatet e arritura presidenti Erdoğan, është shprehur se është mirënjohës popullit i cili ka reflektuar vullnetin e tij në votim.
Ndër të tjera Erdoğan ka uruar që rezultati i votimit popullor të jetë i dobishëm për popullin dhe vendin.
Ish-kryeministrat e Turqisë përgëzojnë Erdoğanin për fitoren
Ish kryeministrat kanë telefonuar Presidentin e vendit Recep Tayyip Erdoğan duke i uruar atij fitoren.
Ish-kryeministrat si, Mesut Yılmaz, Yıldırım Akbulut dhe Tansu Çiler kanë zhvilluar bisedë telefonike me Presidentin Erdoğan ku e kanë përgëzuar atë për pranimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e popullit.
Emiri i Katarit dhe presidenti i Palestinës urojnë presidentin Erdoğan
Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidenti i Palestinës Mahmud Abbas kanë telefonuar presidentin Erdoğan dhe e kanë uruar me rastin e shpalljes së rezultateve të referendumit në favor të ndryshimeve kushtetuese në Turqi.