Burak Bir
04 Shtator 2020•Përditësim: 04 Shtator 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan priti sot në takim Nechirvan Barzanin, udhëheqësin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG) në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan priti zyrtarin në kompleksin presidencial në një takim me dyer të mbyllura për më shumë se një orë.
Para takimit të tij me Erdoğanin, Barzani u takua me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Para mbërritjes së tij në Ankara, Barzani u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron në Bagdad dhe zhvilloi një sërë takimesh me udhëheqësit irakianë atje, përfshirë presidentin irakian Barham Salih dhe kryeministrin Mustafa Al-Kadhimi.