Efe Özkan
13 Mars 2025•Përditësim: 14 Mars 2025
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se vendi i tij synon të heqë qafe terrorizmin “përgjithmonë dhe përfundimisht”, raporton Anadolu.
Duke folur në një program iftari me parlamentarë, Erdoğan tha se një Türkiye pa terror “do të arrihet shpejt, pa i zvarritur gjërat shumë”.
“Ne synojmë të heqim qafe përgjithmonë dhe përfundimisht një plagë që i ka lidhur këmbët Türkiyes për 40 vjet dhe ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të humbasin jetën e tyre”, shtoi ai.
Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Kreu i burgosur terrorist i PKK-së, Abdullah Ocalan, më 27 shkurt bëri thirrje për shpërbërjen e PKK-së dhe të gjitha grupeve nën të, duke kërkuar t’i jepet fund fushatës së saj terroriste që ka zgjatur mbi 40 vjet.