Mehmet Tosun
03 Prill 2017•Përditësim: 03 Prill 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se janë të gatshëm të japin çdo lloj ndihme për Kolumbinë, ku si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut kanë humbur jetën mbi 200 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se presidenti Erdoğan i ka dërguar një mesazh presidentit të Kolumbisë Juan Manuel Santos.
Kolumbi, rritet në 254 numri i viktimave nga përmbytjet
Në mesazhin e tij, duke shprehur keqardhjen për humbjen e jetëve të më shumë se 200 personave si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, Erdoğan, ka theksuar:
"Dëshiroj të shpreh se ndajmë nga zemra vuajtjet e popullit dhe shtetit të Kolumbisë dhe se jemi të gatshëm të ofrojmë çdo lloj ndihme për shërimin e plagëve pas kësaj katastrofe. Personalisht dhe në emër të popullit tim shpreh ngushëllimet për popullin dhe qeverinë kolumbiane, për të afërmit dhe familjarët e personave që kanë humbur jetën për shkak të kësaj ngjarje tragjike, si dhe uroj shërim të shpejtë për personat e plagosur".