Turqia

Erdogan diskuton tregtinë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me kryeministrin irakian

Gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti

Seda Sevencan  | 13.02.2026 - Përdıtësım : 13.02.2026
Erdogan diskuton tregtinë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit me kryeministrin irakian

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njotoi se gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se rritja e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit do të ishte në dobi të të dy vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.