Turqia

Erdoğan diskuton Idlibin me homologun rus Putin

Presidenti Erdoğan është shprehur se shkelja e armëpushimit nga ana e regjimit sirian në Idlib i hap rrugën një krize të madhe humanitare dhe dëmton përpjekjet për zgjidhje në Siri

Zafer Fatih Beyaz, Aynur Ekiz  | 23.08.2019 - Përdıtësım : 23.08.2019
Erdoğan diskuton Idlibin me homologun rus Putin

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës telefonike, dy liderët kanë diskutuar zhvillimet në Siri dhe Libi dhe marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Presidenti Erdoğan është shprehur se shkelja e armëpushimit nga ana e regjimit sirian në Idlib i hap rrugën një krize të madhe humanitare dhe dëmton përpjekjet për zgjidhje në Siri, ndërsa po ashtu është shndërruar në një kërcënim serioz edhe për sigurinë kombëtare të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.