BALLKANI

Rreth 20 mijë qytetarë nga vendet evropiane presin ardhjen e Erdoğan-it në sallën Zetra

Presidenti i Turqisë, Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra" ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD)

Aldıjana Hadzıc, Emre Baştuğ  | 20.05.2018 - Përdıtësım : 21.05.2018
Rreth 20 mijë qytetarë nga vendet evropiane presin ardhjen e Erdoğan-it në sallën Zetra

Sarajevë

SARAJEVË (AA) - Rreth 20 mijë qytetarë nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën "Juan Antonio Samaranch - Zetra" në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku janë duke pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra" ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD).

Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS).

Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij të numërt, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın