Turqia

Erdoğan bisedë telefonike me presidentin ukrainas

Presidenti Erdoğan në bisedë theksoi se duhet të sigurohet patjetër evakuimi i të plagosurve dhe civilëve në Mariupol, ku situata po bëhet gjithnjë më e e rëndë për çdo ditë që kalon

Sefa Mutlu  | 24.04.2022 - Përdıtësım : 25.04.2022
Erdoğan bisedë telefonike me presidentin ukrainas

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështjet lidhur me procesin e negociatave.

Presidenti Erdoğan në bisedë theksoi se duhet të sigurohet patjetër evakuimi i të plagosurve dhe civilëve në Mariupol, ku situata po bëhet gjithnjë më e e rëndë për çdo ditë që kalon.

Ai tha se janë të gatshëm të sigurojnë të gjithë ndihmën që munden gjatë procesit të negociatave dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme, përfshirë ndërmjetësimin. Erdoğan ka vënë në dukje se edhe çështjen e garantuesit e shohin pozitivisht në parim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.