Gökhan Ergöçün
04 Prill 2022•Përditësim: 05 Prill 2022
Eksportet e Turqisë arritën në 22.7 miliardë dollarë në mars, 19.8 për qind më shumë në bazë vjetore, njoftoi sot ministri i Tregtisë së vendit, Mehmet Muş, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Muş tha se shifra e eksportit arriti në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për muajin mars.
Importet e vendit në muajin mars arritën në 30.9 miliardë dollarë, ku 8.4 miliardë dollarë nga kjo sasi vijnë nga importet e energjisë, vuri në dukje ai.
Importet e energjisë në vend në bazë të vlerës u rritën me 156 për qind nga viti në vit në mars për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë në periudhën e fundit, tha ministri.
Raporti i mbulimit eksport-import ishte 73.4 për qind në muajin mars, ndërsa pa eksportin e energjisë ishin 95 për qind.