Zuhal Demirci
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Ministri turk për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori Ömer Çelik në lidhje me rezolutën e Parlamentit Evropian (PE) tha se “Rezolutën e konsiderojmë të pavlefshme”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në konferencë për media në Adana në lidhje me projekt-rezolutën e PE-së për pezullimin e procesit të negociatave me Turqinë, ministri Çelik tha se “Le ta dinë ata që dëshirojnë të na dërgojnë porosi se porosia që e dhanë përmes kësaj rezolute në parlament nuk do të kalojë nga pika kufitare Kapıkule. Kjo porosi në asnjë mënyrë nuk është porosi të cilës do t’i kushtojmë vëmendje".
Ai po ashtu vlerësoi se “Ata duhej të bënin vlerësim se si do të bashkëpunonin në temat që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe demokracinë, në një shtet i cili tregoi rezistencë demokratike ndaj grusht shtetit. Në vend të kësaj, ata fatkeqësisht vendosën për një rezolutë e cila do të ketë nam të keq në histori".
Ndryshe, PE ka votuar projekt-rezolutën e cila rekomandon pezullimin e procesit të negociatave të Turqisë me BE-në dhe e cila nuk ka detyrime ligjore.