Turqia

Çavuşoğlu uron kryeministrin libanez për inaugurimin e qeverisë

Gjatë bisedës Çavuşoğlu uroi Mikati-n për inaugurimin e qeverisë në Liban dhe shtoi se do të vazhdojë mbështetja e Turqisë për Libanin

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 28.09.2021 - Përdıtësım : 29.09.2021
Çavuşoğlu uron kryeministrin libanez për inaugurimin e qeverisë

Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, të cilin e uroi për inaugurimin e qeverisë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës Çavuşoğlu uroi Mikati-n për inaugurimin e qeverisë në Liban dhe shtoi se do të vazhdojë mbështetja e Turqisë për Libanin.

Procesi i formimit të qeverisë në Liban zgjati 13 muaj

Libani i cili ka një strukturë të brishtë përsa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe ekonomike që nga lufta civile ndërmjet viteve 1975-1990.

Shpërthimi masiv në Portin e Bejrutit në gusht të vitit 2020 përkeqësoi problemet ekonomike në Liban dhe krijoi një krizë të re qeveritare.

Pas qeverisë së Hassan Diyab, i cili duhej të jepte dorëheqje më 10 gusht 2020 për shkak të reagimeve pas shpërthimit të portit, procesi i formimit të qeverisë së re në vend zgjati 13 muaj për shkak të mosmarrëveshjeve midis grupeve politike.

Qeveria e re, e cila u formua më 10 shtator pas një pauze 13-mujore nën udhëheqjen e Najib Mikati-t, më 20 shtator mori një votëbesim nga Parlamenti.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.