Meltem Bulur
16 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se në bisedën mes Çavuşoğlu dhe Mogherini, krahas marrëdhënieve Turqi-BE, janë diskutuar edhe zhvillimet rajonale aktuale, kryesissht ato në Irak dhe Siri.
Më herët në një deklaratë për shtyp para mbledhjes së Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së e cila do të zgjasë dy ditë dhe e cila ditën e sotme ka mbledhur në Luksemburg ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, Mogherini theksoi se do të zhvillojnë punime për të rritur bashkëpunnimin me Turqinë lidhur me çështjet rajonale.