Ecenur Çolak
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 20 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergey Lavrov në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov në një sulm të armatosur ku ai po merrte pjesë në një ekspozitë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, ministri Çavuşoğlu në bisedë duke i shprehur Lavrov-it se fuqishëm e dënon këtë sulm terrorist, theksoi se ky "është një sulm i cili dëmton miqësinë mes dy vendeve".
Nga ana tjetër Lavrov është shprehur se janë vetëdijshëm nga kjo.