Meltem Bulur
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike thuhet se në bisedën Çavuşoğlu-Tillerson janë diskutuar temat për Afganistanin, Irakun dhe Sirinë.
Çavuşoğlu dje në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ishte takuar me homologun e tij Ibrahim Caferi me të cilin kishte organizuar një konferencë të përbashkët për media, kurse më pas u takua edhe me presidentin e Irakut, Fuat Masum, kryeministrin Haydar el Ibadi dhe kryetarin e Kuvendit, Selim Xhuburi.
Më pas në qytetin Erbil, Çavuşoğlu, kishte zhvilluar takime edhe me presidentin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani, zv/kryeministrin Kubat Talabani si dhe me përfaqësues të tjerë.
Në anën tjetër sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, dje ka vizituar Turqinë ku u takua me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe me homologun e tij Nurettin Canikli.
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale thuhet se në këto takime është theksuar vendosmëria për luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste duke filluar nga DEASH dhe PKK, si dhe ishte theksuar nevoja e mbrojtjes së integritetit territorial të Irakut dhe të Sirisë.