Fahri Aksüt
21 Tetor 2019•Përditësim: 21 Tetor 2019
Në një operacion kundër terrorizmit në juglindje të Turqisë sot ka rënë dëshmor një ushtar turk, theksuan burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacioni në vazhdim në fshatin Derik të provincës Mardin neutralizoi tre terroristë të YPG/PKK-së, shtuan burimet në kushte anonimiteti.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është zgjatim i saj sirian.