Cemil Murat Budak, Sertaç Bulur
18 gusht 2021•Përditësim: 18 gusht 2021
Forcat e sigurisë arrestuan gjashtë persona në kryeqytetin turk, Ankara nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist PKK, thanë sot burimet gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Kryeprokurorit Publik në Ankara përmes një deklarate njoftoi se urdhër arresti u lëshua për shtatë persona, të cilët u akuzuan për përfshirje në aktivitete në emër të organizatës terroriste të armatosur dhe përhapjen e propagandës terroriste në mediat sociale.
Ekipet e policisë antiterror deri tani kanë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit të mbetur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.