Meltem Bulur
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në një intervistë për televizionin Al-Jazeera i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit në lidhje me Sirinë, Rusinë, Iranin, Egjiptin, organizatën terroriste PKK, problemin e refugjatëve dhe Bashkimin Europian, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në ueb-faqen e Al-Jazeera Turqisht, ndaj pyetjes se nëse do të ulet në bisedime me organizatën terroriste, PKK ai tha se prej 14 vitesh ka pasur një proces demokratizimi të suksesshëm dhe se në kuadër të këtij procesi kurdëve iu janë dhënë të drejta sociale.
''Jo. Është e pamundur të dialogojmë me terroristët. Edhe më parë nuk kemi pasur një dialog me ta. Ka pasur një procesi demokratizimi dhe zgjidhjeje të filluar në kohën kur Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishte Kryeministër. Edhe qeveritë e kryesuara nga unë më vonë këtë proces e vazhduan. Por PKK nuk e mbajti premtimin dhe vazhdoi me sulmet terroriste. Në këtë pikë në Turqi nuk mund të nisë një proces tjetër pa i dhënë fund terrorizmit", është shprehur Kryeministri Davutoğlu në vijim të fjalës së tij.
- ''Nuk do të pranojmë kurrë ligjshmërinë e Asadit"-
Pyetjes nëse politika e Turqisë do të jetë efektive ndaj Sirisë apo ju duke pasur parasysh raketat e hedhura kohët e fundit në qytetin Kilis, Davutoğlu i është përgjigjur se përsa i përket politikës së Turqisë ndaj Sirisë ata kanë qenë gjithmonë të palëkundur. "Nuk do të pranojmë kurrë ligjshmërinë e Asadit në Siri. Pasi ai ende vazhdon të vrasë popullin e tij. Detyroi 3 milionë sirianë të vijnë në Turqi. Për këtë arsye është e pamundur të pranojmë ligjshmërinë e një qeverie të tillë", ka shtuar Davutoğlu.
Ndërsa pyetjes: ''Mendoni të dërgoni forcat tokësore në Siri?'', Davutoğlu i është përgjigjur se Turqia gjithmonë ka dashur një zonë sigurie në Siri.
Davutoğlu më tej u shpreh se: "Nëse duhet do ti dërgojmë. Nëse është e domosdoshme do ti dërgojmë. Për të mbrojtur veten nëse është e nevojshme brenda Turqisë, nëse është e nevojshme marrim masa edhe jashtë vendit.''
- ''DAESH-i nuk kërcënon Rusinë, por Turqinë''-
Duke nënvizuar se territori turk është nën kërcënim, Davutoğlu theksoi se Turqia nuk dëshiron që të marrë përballë asnjë vend dhe as Rusinë. "Me Rusinë në të shkuarën kishim marrëdhënie të mira, ashtu shpresoj që të kemi edhe në të ardhmen. Por nëse siguria jonë është e kërcënuar ne marrim të gjitha masat e nevojshme. DAESH-i nuk po kërcënon Rusinë, por Turqinë", ka pohuar Davutoğlu.
- "Refugjatët nuk po i përdorim si një levë"-
Kryeministri i Turqisë, Davutoğlu ka theksuar se nuk janë duke i përdorur si një levë politike refugjatët kundër Bashkimit Erupian. Duke folur për kritikat që i janë drejtuar Turqisë ai ka pohuar se vendi i tij nuk ka marrë më shumë se 4 përqind të vlerës së harxhuar për refugjatët.
''Europianët e dinë mirë se çfarë po bëjmë ne. Si rrjedhojë refugjatët nuk jemi duke i përdorur si një levë. Por nëse ata kalojnë në Europë dhe krijojnë një krizë atje atëherë duhet të ulemi dhe ta zgjedhim këtë krizë, është shrepur Davutoğlu.
- "Do të vazhdojmë konsultimet me Iranin"-
Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Iranit, Davutoğlu është shprehur: "Ne ndajmë qëndrime të kundërta në lidhje me Sirinë. Këtë e dinë të gjithë. Por edhe pse ndodh një gjë e tillë ne nuk i mbyllëm asnjëherë rrugët e komunikimit me Iranin. Nëse na pëlqen ose jo sjellja dhe qëndrimi i Iranit, ky rajon na takon të gjithëve. Do të vazhdojmë konsultimet me këtë vend për një zgjedhje të mundshme politike.''
- "Jemi kundër burgosjeve politike"-
Në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit, Davutoğlu ka theksuar: "Nuk mund të jetë e pranueshme të largosh një president të zgjedhur nga populli, nga detyra. Në Turqi kanë ndodhur shumë ndërhyrje ushtarake. Adnan Menderes në këtë mënyrë u var. Për këtë arsye Turqia nuk mund të mbështesë asnjë puç ushtarak në vendet e tjera. Ky është qëndrimi jonë. Ne jemi kundër arrestimeve politike. Shpresoj që vëllezërit tanë egjiptianë të zgjidhin problemet e tyre të brendshme. Nëse zgjidhet problemi i arrestimeve politike dhe normalizohet situata, patjetër që marrëdhëniet tona normalizohen. Ne duam që Egjipti duhet të tregojë respekt për të drejtat e njeriut.''