Barış Gündoğan
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
ANKARA (AA) – Gjithsej 22 terroristë të DEASH-it janë neutralizuar në veri të Sirisë gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke gjatë operacioneve të ngjashme shpesh herë përdorin fjalën “neutralizuar” që ka të bëjë me terroristët e vrarë ose të kapur.
Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke, avionët ushtarak turq qëlluan 40 objektiva të DEASH-it në rajonin sirian El-Bab, përfshirë strehimoret, kontrollimin e objekteve dhe automjetet e organizatës terroriste.
Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të vitit 2015 në veri të Sirisë për shkak të neutralizimit të kërcënimit terrorist me theks mbi DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.
Ofensivën e kryesojnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje i mbështesin forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it.