Türkiye thekson rëndësinë e eksportit të drithërave dhe plehrave ruse
Duke theksuar rëndësinë e eksportit të drithërave dhe plehrave ruse, presidenti Erdoğan tha se kjo do të ndihmonte vendet e varfra
Ankara
Presidenti i Turkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se marrëveshja e drithërave e Istanbulit po funksionin “pa probleme” dhe se deri më tani nga portet ukrainase janë eksportuar mbi katër milionë tonë drithëra, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të marrëveshjes, tha presidenti Erdoğan pas faljes së namazit të xhumasë në Istanbul, përmes korridorit të drithërave janë eksportuar mbi katër milionë tonë drithëra dhe eksporti akoma po vazhdon.
Duke theksuar rëndësinë e eksportit të drithërave dhe plehrave ruse, presidenti Erdoğan tha se kjo do të ndihmonte vendet e varfra.
Më tej, presidenti turk njoftoi se në kuadër të marrëveshjes së të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, 200 nga ata të burgosur aktualisht janë “mysafirë” të Türkiyes.
“Këta janë mysafirët tanë. Njëri prej tyre ishte një emër për të cilin këmbënguli z. Putin. Ne gjithashtu e dërguam atë person në Rusi”, tha Erdoğan.
Në fillim të kësaj jave, presidenti Erdoğan njoftoi se Ukraina dhe Rusia ranë dakord të shkëmbejnë 200 të burgosur si rezultat i ndërmjetësimit të Türkiyes dhe shkëmbimeve diplomatike me krerët e dy vendeve.
Gazetarëve në New York, Erdoğan u tha se shkëmbimi i të burgosurve nën ndërmjetësimin e Türkiyes ishte një “hap i rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës midis dy vendeve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
