Sport

Zbavitje dhe adrenalinë në borë, provoni "human bowling"

Ky është sporti ku një person hyn në një top të plastikës apo gomës dhe brenda e lëvizë në mënyrë që të rrëzojë birila. Rregullat janë të njëjta si në lojën me birila

Muhammet Mutaf  | 25.12.2015 - Përdıtësım : 26.12.2015
Zbavitje dhe adrenalinë në borë, provoni "human bowling"

Erzurum

ERZURUM (AA)  - "Human bowling" është sporti që ka gjithnjë e më shumë fansa të argëtimit ekstrem, raporton Anadolu Agency (AA). 

Ky është sporti ku një person hyn në një top të plastikës apo gomës dhe brenda e lëvizë në mënyrë që të rrëzojë birila. Rregullat janë të njëjta si në lojën me birila. 

Qendra e skive Palandoken në Erzurum të Turqisë organizon këtë lloj lojës "bowling".

Ali Ekber Diksu, pronar i kompanisë e cila merret me "human bowlingun" thekson se ky lloj sporti është i sigurt për personin i cili ndodhet në top. 

Topi që zbret poshtë mund të arrijë shpejtësinë deri 50 kilometra që paraqet një eksperiencë të paharruar për të gjithë që vendosin të provojnë këtë lloj të zbavitjes. Qëllimi është që të rrëzohen birilat të gjata pothuajse tre metra.

Diksu shtoi se të vizitorët e interesuar do të mund të shijojnë këtë lloj të zbavitjes ditë e natë. Gjatë natës, siç thotë, dritat LED të montuara në top mundësojnë një atraksion të veçantë vizual.  

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın