Mutlu Demirtaştan
07 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
STAMBOLL (AA) - Futbollisti spanjoll i cili luan për ekipin El Sadd të Katarit, Xavi Hernandez, tha se ka për qëllim të bëhet trajner i ish-ekipit të tij, Barcelona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Xavi, në deklaratën e tij për gazetën franceze L'Equipe tha se pasi të përfundojë karierën e tij dëshiron të bëhet trajner.
"Kam për qëllim që të punoj si trajner në Barcelonë. Natyrisht që kjo nuk varet vetëm prej meje. Nuk e di se si do të jenë kushtet pasi të braktis futbollin. Do të vazhdojë të qëndroj këtu për t'i ndihmuar Katarit në projektin për Kupën e Botës 2022 dhe futbollistëve të rinj", tha ai.
Xavi, më tej theksoi se është në gjendje të mirë fizike dhe se ndien kënaqësi nga futbolli.
"Në rast se gjithçka shkon në rregull dua të luaj futball edhe një vit. E dua jetën e qetë në Katar. Gjëja e parë që do ta bëjë pasi që të lë futballin, do të jetë të kthehem në Madrid dhe të marr licencë për trajner. Tashmë fillova të punoj me trajnerët e kombëtares së Katarit për U-23, të cilat përbëhen nga lojtarët që do të marrin pjesë në Botërorin 2022", u shpreh Xavi.
Mesfushori 37 vjeçar Xavi, në Barcelonë ka luajtur 17 vjet, ndërsa në vitin 2015 ishte transferuar në El Sadd.