Dejan Maksimoviç
10 Nëntor 2017•Përditësim: 10 Nëntor 2017
DOHA (AA) – Ish-lojtari i Barcelonës, Xavier Hernandez, i njohur si Xavi, njoftoi se në fund të sezonit do të përshëndetet nga loja aktive e futbollit dhe do t'i përkushtohet punës së trajnerit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kampioni botëror dhe i dyfishtë evropian me Spanjën, nga viti 2015 ka luajtur për klubin e Katarit Al-Sadd. Por, në moshën 37 vjeçare vendosi ti japë fund karrierës së tij të futbollit profesional.
"Isha me fat që nuk pësova lëndime dhe mendoj se karrierës sime po i afrohet fundi. Ka rënie, ndërsa Katari më mundësoi të vazhdoj karrierën. Tani ndiej se jam gjithnjë e më i lodhur, më vështirësi e marr veten nga lodhja, kështu që kjo me siguri do të jetë sezoni im i fundit që luaj futboll. Kam plan që të marrë licencën vitin e ardhshëm dhe të bëhem trajner", tha Xavi për mediat spanjolle.
Xavi karrierën e tij e filloi në Barcelonë në shkollën e të rinjve. Më pas në vitin 1998 debutoi me ekipin e parë të Brcelonës dhe që nga ajo kohë ka luajtuar madje 767 ndeshje dhe ka shënuar 85 gola.
Me Barcën ka fituar tetë tituj të kampionit të Spanjës, tre Kupa të Mbretit dhe gjashtë Super Kupa. Në arenën evropiane Xavi ka katër trofe në Ligën e Kampionëve dhe dy të Super Kupës evropiane, si dhe dy tituj të Kampionatit Botëror të Klubeve.
Me kombëtaren e Spanjës ka luajtur 133 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola. Nga ekipi kombëtar u largua në vitin 2014, pas dështimit në Botërorin në Brazil.