Sport

Vince Carter do të luaj sezonin e 22-të në NBA

Ylli veteran i NBA-së ka një mesatare prej 17 pikëve në 1.481 ndeshje të rregullta të sezonit gjatë karrierës së tij

Muhammed Enes Çallı   | 06.08.2019
Vince Carter do të luaj sezonin e 22-të në NBA

Ankara

Ylli 42 vjeçar Vince Carter do të firmosë kontratë një-vjeçare me ekipin e basketbollit Atlanta Hawks të NBA-së, për të luajtur sezonin e fundit të karrierës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë kontratë, Carter do të luaj sezonin e tij të 22-të në NBA ndërsa si veteran do të shënojë rekord për më së shumti sezone të luajtura në ligë, duke kaluar Dirk Nowitzki, Kevin Garnett, Kevin Willis and Robert Parish të cilët luajtën 21 sezone në NBA.

Ylli veteran i NBA-së ka një mesatare prej 17 pikëve në 1.481 ndeshje të rregullta të sezonit gjatë karrierës së tij.

Carter sezonin e kaluar për Hawks-at kishte mesatare prej 7.4 pikëve në 76 ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın