Sport

Victor Valdes emërohet menaxher i klubit të divizionit të katërt spanjoll

"Shpresojmë që të keni shumë suksese në krye të klubit tonë", tha klubi Unio Atletica d'Horta

Emre Aşıkçı  | 29.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Victor Valdes emërohet menaxher i klubit të divizionit të katërt spanjoll

Ankara

Ish-portieri i klubeve Barcelona dhe Manchester United, Victor Valdes, është emëruar për një vit si trajneri kryesor i ekipit spanjoll të Divizionit të katërt Unio Atletica d'Horta, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Shpresojmë që të keni shumë suksese në krye të klubit tonë", tha klubi Unio Atletica d'Horta. 

Pas daljes në pension, Valdes midis viteve 2017 dhe 2019 ka qenë trajner i akademisë në Barcelona. 

38-vjeçari luajti në klubet Barcelona, Manchester United, Middlesbrough dhe Standard Liege.

Valdes ishte një produkt i pastër i klubit Barcelona, pasi në vitin 2002 u promovua nga Barcelona B në ekipin e parë të klubit spanjoll.

Gjatë angazhimit të tij 12-vjeçar në Camp Nou, Valdes fitoi tre tituj në Ligën e Kampionëve UEFA, gjegjësisht në vitet 2006, 2009 dhe 2011.

Po ashtu në kombëtaren spanjolle, ai fitoi trofeun e Kupës Botërore FIFA 2010.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın