Usain Bolt në stërvitje me Borussia Dortmund
“BVB, jini të gatshëm të premten”, porositi Bolt duke shtuar se nuk ka bërë shaka kur fliste për aspiratat futbollistike

Berlin
BERLIN (AA) – Atleti xhamajkanas Usain Bolt nesër do të stërvitet me lojtarët e ekipit gjerman të Borussia Dortmund, ndërsa ngjarjen e paralajmëroi si provë me qëllim që të fillojë karrierën futbollistike, raporton Anadolu Agency (AA).
Sprinteri i pakontestueshëm dhe rekorder botëror në 100 dhe 200 metra Bolt në profilin e tij në Twitter, bëri publik mesazhin lojtarëve dhe tifozëve të ekipit nga Dortmund-i dhe konfirmoi se do të marrë pjesë në stërvitjen e nesërme.
“BVB, qëndroni të gatshëm të premten”, porositi Bolt duke shtuar se nuk ka bërë shaka kur fliste për aspiratat futbollistike.
Menaxhmenti i Borrusia-s po ashtu konfimroi se 31 vjeçari Bolt do të stërvitet nesër me ekipin dhe se stërvitja do të jetë e hapur për opinionin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.