STAMBOLL (AA) - Kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF) Yıldırım Demirören, njoftoi se do të shtyhen ndeshjet e kthimit të çerek-finaleve të Kupës së Turqisë, dhe ndeshjet e javës së 27 të superligës që do të luheshin këtë javë raporton Anadolu Agency (AA).
Pas sulmit ndaj autobuzit që tranportonte ekipin e Fenerbashçes Ministri i Rinisë dhe Sporteve Akif Çağatay Kılıç, Kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë Yıldırım Demirören dhe anëtarët e shoqatës së unionit të klubeve u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm.
Demirören, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjeve të kthimit të çerek-finaleve të Kupës së Turqisë, dhe ndeshjeve të javës së 27 të superligës që do tëluheshin këtë javë ai në fillim të fjalimit të tij pasi ka shprehur "ngushëllimt" ndaj klubit të Fenerbahçes ai ka shprehur se "Sigurisht ashtu siç e dinë të gjithë e kemi anulluar ndeshjen e kupës që do të luante Fenerbahçe dhe ndeshjen në javën e ardhshme me Bursaspor. Shkaku për anulllmin e ndeshjeve është se ne besojmë se ngjarja e ndodhur është një ngjarje terrorizmi dhe e dyta e ndërmorëm këtë hap duke patur parasysh situratën psikologjike të futbollistëve".
Demirören në fjalën e tij gjithashtu tha: "Të gjithë presidentët e klubeve kanë kërkuar zhvendosjen e ndeshjeve të ligës që do të luhen javën e ardhshme. Kjo ka vetëm një arsye të vetme, për të protestuar ngjarjen që ndodhi. Përkundrazi dua të them se është një reagim. Është një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin turk. Pra të gjitha ndeshjet e kupës që do të luhen që nga dita e nesërme dhe ndeshjet që e Superligës që do të luhen javën e ardhshme do të shtyhen të gjihta për një javë më mbrapa".